Çka thotë rregulli i ri në futboll, për të cilin Modric u ndëshkua me karton të kuq

Luka Modric është futbollisti i parë që ndëshkohet me karton të kuq në sezonin 2019/2020 në La Liga.

Sport

18/08/2019 17:34

Reprezentuesi kroat u ndëshkua në minutën e 56’ të ndeshjes Celta Vigo – Real Madrid, e fituar me rezultat 0-3 nga këta të fundit.

Gjyqtari i ndeshjes vendosi ta ndëshkonte me karton të kuq Modricin, pas një ndërhyrje prapa në Denis Suarezin, në thembër.

Një rregull i ri që ka filluar të zbatohet thotë se kur lojtari në pamundësinë për arritjen e topit, prek në tendinin e Akilit, do të ndëshkohet me karton të kuq.

“Ai vendim na ka lënduar sot”, ka deklaruar Ramos pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Duhet ta shikojmë me kujdes. Mbetem me një lojtar më pak. Unë nuk mendoj se Modric e bëri me qëllim të keq, por ai ishte vonë dhe gjyqtari kishte dyshime”.

“Ai ka biseduar me pjesën tjetër të gjyqtarëve dhe ka marrë vendimin. VAR është këtu për të na ndihmuar, dhe nëse mbrojnë futbollin këto vendime janë të mirëseardhura”, ka vazhduar Ramos./Lajmi.net/