Çka thotë Limaj për kandidaturën e Kurtit?
Deputeti në largim, Fatmir Limaj, ka cilësuar kandidatin për kryeministër të Vetëvendosjes, Albin Kurti, si ikonën e kësaj partie.
Lajme
Tutje ai ka thënë që kjo është zgjedhja e duhur e Vetëvendosjes dhe se nuk do të kishte kandidat më të qëlluar.
“Vendim i drejte i Vetëvendosjes dhe askush tjetër, përveç Albin Kurtit, nuk do të mund të ishte në vendin e tij. Si drejtues i tyre, si profil politik është vendimi më i mirë që mundur ta marrë Vetëvendosja” ka thënë Fatmir Limaj, njofton Klan Kosova.
Ndërsa në lidhje me opozitën e bashkuar, Fatmir Limaj, ka thënë që ishin bashkë me VV-në, kur kjo e fundit ishte kundër temave që kanë pasur partitë në pushtet.