Çka thoshte Qerim Kelmendi për Rugovën, dhe pse sipas tij ai i kishte shërbyer Serbisë
Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së, u gjet i vrarë sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Zahaq të Pejës.
Lajme
Kelmendi, që ishte bashkëluftëtar i Ilir Konushefvcit në të kaluarën kishte folur edhe për ish-presidentin, Ibrahim Rugova, për të cilin ai kishte pasur disa cilësime tjera, shkruan lajmi.net.
Në një postim të 2016-tës, Kelmendi thoshte se pjesëtarët e UÇK-së nuk e kishin urryer Rugovën për shkak se ai ishte kryetar i LDK-së, por e kanë pasur të qartë sipas tij që ai po i shërben Serbisë me veprimet e tij, shkruan lajmi.net.
Madje ky fakt, sipas Kelmendit duhej të shërbente si fakt për të gjithë anëtarët e LDK-së që i kishin falur besimin e tyre Rugovës, që sipas tij ishte besim i pamerituar.
Ky ishte postimi i vitit 2016 nga Qerim Kelmendi për Ibrahim Rugovën:
E keni shkruar mbrapshtë, sepse duhet ta shkruani UÇK-isti Qerim Kelmendi, e jo LPK-ist Qerim Kelmendi, por pak rendesi ka, sepse u`a kemi mesuar trikat e hilet !
Te pakten ushtroni nje respekt minimal, sepse kam patur fatin te jem ushtari i pare i UÇK, si i plagusori i parë ne akcion, dhe ne gjithe historine e UÇK, gjaku im e ka sterpikur me se pari rrugen e shenjet te UÇK.
Gjithe pjestaret e UÇK-se, nuk e kane urrejtur Ibrahim Rugoven si Kryetar te LDK, por e kane urrejtur, sepse e kane patur te qarte se ai po i sherben Serbise me te gjitha veprimet e tija, andaj mos llomotitni dhe mos i bini Defit mbrapshtë .
Mos mendoni, se si fundrrina titiste qe jeni, u ka ardhe dita ta mbysni per se gjalli, kedo qe nuk mendon si titist dhe si rankoviqist.
Une e kam shkruajtur qe vite e vite kete fakt, ndersa ju u kujtuat ta shkruanit tek tani, sepse konsideroni se jeni ne ofenziv dhe me luften speciale qe keni zhvilluar per vite me radhe, e keni perqare dhe e keni shkatrruar njeriun atëdhetarë .
Ky fakt duhet tu sherbeje si reflektim, per gjithe ata antare te LDK, te cilet ja kane falur besimin e tyre nje adrese, qe se ka meritue.
Ju nuk jeni fajtor e as mekatar, nese keni besue ne diqka qe juve u eshte dukur e drejte…!
Me respekt, Qerim Kelmendi. /Lajmi.net/