Çka tha Coutinho për Messin dhe Iniestan në prezantim te Barcelona?

Philippe Coutinho është prezantuar si lojtar i Barcelonës. Futbollisti që i kushtoi katalanëve 160 milionë euro, ka deklaruar se me kalimin në ‘Camp Nou’, ka realizuar ëndrrën e madhe të tij.

Sport

08/01/2018 16:24

Mes tjerash, në konferencën e parë si lojtar i Barcelonës, Coutinho ka folur edhe për lojtarët e skuadrës së re, si Messi, Iniesta e Suarez.

Coutinho nuk i ka kursyer fjalët e mëdha për këta lojtar, duke e cilësuar si të jashtëzakonshëm Messin,e  gjeni Iniestan.

“Messi është një lojtar i madh, jam shumë me fat që do të luaj me të”, ka deklaruar Coutinho, përcjell lajmi.net.

“Iniesta për mua është një gjeni, është nder të luaj me të dhe të mësoj prej tij”./Lajmi.net/