Çka shkroi në letrën e lënë i vetëvrari Marjan Abazi?
Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Isuf Ibërdemaj tha për KALLXO.com se është i njoftuar që i paraburgosuri i cili mbrëmë vari veten në dhomën e tij në këtë qendër, Marjan Abazi ka lënë të shkruar një letër.

Lajme
Por, Ibërdemaj tha se nuk e di përmbajtjen e saj, për shkak se policia e ka marrë letrën.
Prokurorja e rastit, Valbona Haxhosaj tha se nuk është në dijeni për këtë letër, por pret raportin e policisë.
KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin rajonal të policisë, Xhevat Ibraj, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Burimet brenda qendrës së paraburgimit kanë treguar se i paraburgosuri ka përdorur skajet e një batanije, të cilën e ka shndërruar në litar.
I dyshuari për masakrën e Mejës, në të cilën u vranë mbi 370 shqiptarë, u gjet mbrëmë i varur në dhomën e paraburgimit në Pejë, ku po mbahej që nga 22 korriku i këtij viti.