Çka po uron anëtari i ri PDK-së – Marrëveshjen PAN-AKR?! (Foto)

Anëtari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi përmes llogarisë së tij në “Facebook” ka uruar Kosovën.

Lajme

23/08/2017 23:52

Ibrahimi ka shkruar “Urime Kosovë”, por nuk ka sqaruar së për çka po uron.

Ai deri vonë ishte kryetar i Forumit të të rinjve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa para zgjedhje të 11 qershorit kishte aderuar në PDK, shkruan lajmi.net.

Sonte u raportua për takimin ndermjet krerëve të PAN-it, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj me presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli. Nuk dihet nëse Ibrahimi ju ka referuar ndonjë marrëveshje të arritur sonte, apo diçka tjetër.

Seanca e Kuvendit mbahet nesër në ora 10. /Lajmi.net/

screenshot_3