Çka po ndodh me Neymar? Mungon edhe në ndeshjen e sotme

Neymar është lënë jashtë skuadrës së Paris St-Germain për javën e dytë radhazi ndërsa spekulimet vazhdojnë për të ardhmen e tij.

Sport

18/08/2019 11:00

27-vjeçari, i cili humbi ndeshjen hapëse së PSG kundër Nimes fundjavën e kaluar, ka qenë subjekt i ofertave nga Barcelona dhe Real Madrid.

Sidoqoftë, klubi francez nuk ka pranuar ende një ofertë për sulmuesin e Brazilit, përcjell lajmi.net.

Ylli problematik i PSG nuk do të luajë as sot ndaj Strasbourg, me ndeshjen që starton nga ora 17:00.

Neymar, i cili u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u bashkua me PSG nga Barcelona për 222 milionë euro në vitin 2017, ka shënuar 34 gola në ligë  në dy sezone në ‘Parc des Princes’.

Në fitoren 3-0 ndaj Nimes, tifozët e PSG mbajtën një pankartë duke i thënë Neymar që të “largohej” pasi drejtori sportiv Leonardo zbuloi se bisedimet në lidhje me largimin tij ishin “më të avancuara se më parë”. /Lajmi.net/