Çka po ndodh me gazetën “Zëri”?

Gazeta “Zëri” duket së është në krizë financiare. Të paktën kështu mund të thuhet nisur nga fakti se vetëm sot, dy redaktorë janë larguar nga kjo gazetë.

Lajme

28/02/2017 22:53

Po ashtu, javën e kaluar edhe një gazetar më përvojë në fushën e politikës, është larguar.

Largimin nga “Zëri” sot e kanë bërë redaktorët Alban Selimi dhe Milaim Shefkiu, të cilët do të jenë pjesë e RTK-së.

“Zëri” është gazetë me vlerë në tregun e Kosovës dhe si e tillë funksionon që një kohë të gjatë.