Çka nënkuptoi fakti që Scholz nisi vizitën prej Kosovës? E interpreton ish-ambasadori kosovar në Gjermani

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, ka komentuar përzgjedhjen e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, që ta vizitojë së pari Kosovën.

Lajme

10/06/2022 17:28

Xhakaliu ka thënë se fakti që Scholz e ka nisur vizitën e tij nga Kosova, tregon shumë në aspektin diplomatik. Ai këto deklarata i ka bërë për T7.

“Fakti që Scholz e nisi vizitën në Kosovë, është shumë e rëndësishme. Një vizitë e tillë është e rëndësishme pas 16 viteve. Gjermania tregon edhe një herë që çështja e Kosovës dhe e Ballkanit është e rëndësishme”, ka thënë ish-ambasadori kosovar në Gjermani.

“Natyrisht nga përvoja diplomatike nga shërbimi gjashtë vjeçar në Gjermani, zbritja e kancelarit Scholz në Prishtinë si vizitë e parë, ka një rëndësi të veçantë, dhe gjithashtu takimi në Berlin me kryeministrin Kurtin, në aspektin diplomatik lë për të treguar shumë, tregon që Gjermania do të jetë një përkrahëse e madhe e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.