Çka ndodhi? Raportohet se u ndal për disa orë transmetimi i BBVK, askush nuk del me sqarim

Big Brother Vip Kosova përveç se ka shikueshmëri të madhe ka edhe debate të shumta mes banorëve që shpesh edhe eskalojnë. Dukagjini raporton se mbrëmë ka pasur një debatë të ashpër mes Bleros dhe Ganiut, debat ky që ka dalë nga kontrolli. Në faqen zyrtare të Big Brother Vip Kosova, ndjekësit e këtij formati kanë…

ShowBiz

06/12/2023 13:55

Big Brother Vip Kosova përveç se ka shikueshmëri të madhe ka edhe debate të shumta mes banorëve që shpesh edhe eskalojnë.

Dukagjini raporton se mbrëmë ka pasur një debatë të ashpër mes Bleros dhe Ganiut, debat ky që ka dalë nga kontrolli.

Në faqen zyrtare të Big Brother Vip Kosova, ndjekësit e këtij formati kanë komentuar se Ganiu e ka hedhur me gotë Bleron.

Sidoqoftë ky informacion është i pakonfirmuar.

Big Brother Vip Kosova sipas Dukagjinit ka ndaluar për disa orë transmetimin direkt në dy programet ku shfaqet 24 orë ky reality show.

Disa nga komentuesit i kanë akuzuar produksionin e BBVK për jo transparencë përderisa të njejtit ende nuk kanë dhënë asnjë përgjigjje.

E vërteta e kësaj ngjarje pritet të tregohet të premtën gjatë prajmit.

Lajmi.net ka thirrur edhe në adresë të Klan Kosovës për të pyetur në lidhje me atë çka ka ndodhur mirëpo deri në publikimin e artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.  /Lajmi.net/