Çka ka zakonisht në tryezë për Bajram

Urimet që merrni gjatë ditës së sotme, për festën e Kurban Bajramit shoqërohen me ushqime dhe ëmbëlsira që zakonisht janë në tryezat e juaja me rastin e Bajramit.

Lajme

21/08/2018 08:04

Kurban-Bajrami është ndër festat më të mëdha islame, ku përveç therjes së kurbaneve, përgatitet edhe sofër e pasur.

Ju kujtojmë disa nga ushqimet dhe ëmbëlsirat që asnjëherë nuk mungojnë për këtë ditë:

Bakllava

Është pite e ëmbël, përbërësit kryesorë janë petët – të gatuara në shtëpi apo të blera në dyqan dhe arrat, si dhe, sipas dëshirës, rrush i thatë, badem.

Sarma

Është edhe një ushqim i njohur mirë i cili gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi.

Pite

Nuk mund të quhet Bajram nëse në sofër nuk ka ndonjë ndër pitet siç janë p.sh. pitja me djathë dhe lakrori.

Tullumbat

Janë ëmbëlsirë që bëhet nga vezët, uji, vaji, sheqeri dhe mielli. Gatuhen me shabllon të veçantë.