Çka është një diktator?

Ne njohim botën në të cilën ka edhe demokratë të këqinj ka edhe diktatorë të mirë. Liderët botërorë në shumë raste nuk duhet të klasifikohen veç bardhë e zi, por në hije shumë të papërcaktuara.

Opinion

18/10/2013 13:18

Çka është një diktator, apo  një autoritar? Besoj se ju mendoni se e dini. Por ndoshta ju nuk e dini. Sigurisht që Adolf Hitler, Joseph Stalin dhe Mao Zedong kanë qenë diktatorë. Gjithashtu ishin edhe Saddam Hussein por edhe Hafez dhe Bashar al Assad. Por në shumicën e rasteve situata nuk është aq e thjeshtë dhe e zymtë. Në shumë raste realiteti- dhe moraliteti- i situatës është shumë më kompleks.

Deng Xiaoping ishte diktator, apo jo? Në fund të fundit, ai ishte shefi i Partisë Komuniste të Kinës që prej vitit 1978 deri në vitin 1992. Ai nuk ishte i zgjedhur nga askush. Ai sundonte përmes frikës. Ai miratoi masakrën kundër protestuesve në sheshin Tiananmen në Pekin në vitin 1989. Por ai gjithashtu udhëhoqi Kinën në drejtim të ekonomisë së tregut dhe ngriti standardin e jetesës dhe nivelin e lirive personale për më shumë njerëz, në një periudhë të shkurtër kohore ndoshta edhe më e mirë sesa në historinë rekorde ekonomike. Për këtë arritje, secili mund ta vlerësonte Deng’un si njërin prej burrave më të mirë të shekullit 20, përkrah Winston Churchill dhe Franklin D.Roosevelt.

Pra a është fer që ta vendosim Deng’un në të njejtën kategori me Saddam Hussein, ose edhe me Hosni Mubarak, liderin e Egjiptit, ku sundimi i tij steril, bëri pak për përgatitjen e popullit të tij për një shoqëri më të hapur? Pas të gjithave, asnjëri nga këta të tre nuk ishte zgjedhur me votë të popullit. Ata të gjithë kanë sunduar përmes frikës. Pra pse të mos i vendosim që të gjithë në të njëjtën kategori?

Ose çka mund të thuhet për Lee Kuan Yew dhe Zine EL Abidine Ben Ali? Gjatë fazave të hershme të sundimit të Lee në Singapore ai sigurisht sillej me një stil autoritativ, njësoj siç bënte edhe Ben Ali gjatë gjithë sundimit të tij në Tunizi. A nuk e meritojnë që të dy që të quhen autoritarë? Përkundër këtyre, Lee ngriti standardin e jetesës dhe kualitetit të jetës në Singapor, prej ekuivalentin e asaj që llogaritej njëra prej shteteve më të varfëra të kontinentit të Afrikës në vitet 1960, duke e sjellë në njërën prej shteteve më të pasura të Perëndimit në fillim të viteve 1990. Ai gjithashtu themeloi meritokracinë, qeverisjen e mirë, dhe një plan urbanistik të klasit botëror. Biografia prej dy vëllimesh e Lee, lexohet si në faqet e jetës së Plutarch’ut, të biografinë e Helenistëve Fisnikë dhe Romakëve. Ben Ali, në të kundërtën, ishte thjesht një bandit i shërbimit sekret i cili kombinonte brutalitetin dhe nivelin ekstrem të korrupsionit, dhe sundimi i tij kishte mungesë të theksuar të reformës. Si Mubarak, ai ofroi stabilitet, por të një lloji tjetër.

Ju e kuptoni çfarë dua të them. Duke ndarë botën në termet mes të ngjyrës së zezë dhe të bardhë, në mes diktatorëve dhe demokratëve, plotësisht anashkalohet kompleksiteti politik dhe moral i situatës në terren dhe në dhjetëra shtete të tjera. Kategoritë binjake të demokratëve dhe diktatorëve janë thjeshtë tepër kuptime të gjëra për të pasur një kuptim të duhur në shumë vende nga krerët e tyre- dhe në këtë mënyrë për një kuptim të duhur dhe adekuat të gjeopolitikës. Nuk është me siguri një virtyt i të menduarit të topitur, një mendim i thjeshtë dhe me prononcime. Thjeshtëzimi i kompleksitetit të modeleve lejon që njerëzit të shohin të vërtetat kritike themelore që do të mund t’u kenë ikur. Por sepse realiteti është vet një natyrë shumë komplekse, thjeshtëzimi i madh çon në një pamje të çiltër të botës. Një nga kostumet më të forta dhe më të mira të intelektualëve dhe gjeopolitikanëve është tendenca e tyre për shpërblimi i tyre për të menduarit kompleks dhe aftësitë e tyre për nxjerrë një mendim për të mundësuar një dallim të mirë.

Dallimet e mira duhet të jenë ato se për çka janë gjeopolitikat dhe shkencat politike. Kjo do të thotë se ne njohim botën në të cilën ka edhe demokratë të këqinj ka edhe diktatorë të mirë. Liderët botërorë në shumë raste nuk duhet të klasifikohen veç bardhë e zi, por në hije shumë të papërcaktuara, që mbulon spektrin nga e zeza në të bardhë.

Shembuj të tjerë

Nawaz Sharif dhe rivali i tij, pasuesi i tij Benazir Bhutto, kur ata sunduan Paksitanin njëri pas tjetrit në vitet 1990, ishin administratorë të tmerrshëm. Të dy këta ishin të zgjedhur me votat e votuesve, por secili kishte qeverisur në një mënyrë tërësisht të korruputar, të padisiplinuar dhe të papërgjegjshme, që e bëri vendin e tyre më pak të qëndrueshëm dhe çoi në themelet e sundimit ushtarak. Ata ishin demokratë, por prej atyre joliberalë.

Mbreti i fundit i  Jordanit, mbreti Hussein dhe mbreti i fundit i Koresë së Jugut, Chung Hee, ishin të dy diktatorë, por dinamika e tyre, rregullat e shumëlartësuara morën pjesë të paqëndrueshme të gjeograifsë dhe u dhanë aryre një zhvillim dhe stabilitet konsenkuent relativ. Ata ishin diktatorë, por prej atyre liberalë.

Në mes të këtij kompleksiteti politik dhe moral që përfshin rajone të ndryshme të tokës, disa modele shfaqen. Në përgjithësi, diktatorët aziatikë kanë performancë më të mirë se sa ata të Lindjes së Mesme. Deng’u i Kinës, Lee i Singapore, Park’u i Koresë së Jugut, Mahathir bin Mohammad i Malajzisë, Chiang Kai-Shek i Taivanit, të gjithë këta ishin persona autoritativë në një shkallë apo në një tjetër. Por autokracia e tyre çoi në një zhvillim të ekonomisë dhe teknologjisë, në një qeverisje më të mirë, dhe përmirësim të kualitetit të jetës. Më e rëndësishmja, rregullat e tyre, sidoqoftë jo të përsosura, kanë bërë përgjithësisht një pozicionim më të mirë të shoqërive të tyre për reformat demokratike që do vinin më pas. Të gjithë këta njerëz, duke përfshirë edhe myslimanin Mahathir, ishin të ndikuar, sidoqoftë në një mënyrë indirekte, në një mënyrë të turbullt, nga një organ i vlerave i njohur si Konfucianizëm: respekt për hierarkinë, për më të moshuarit dhe përgjithësisht etikat e jetesës aty-këtu, në këtë botë.

Kontrasti me diktatorët arabë, të tillë si Ben Ali i Tunizisë, Mubarak i Egjiptit, Saddami i Irakut dhe Assad’ët e Sirisë. Ben Ali dhe Mubarak, është e vërtetë, ishin më pak represivë se sa Saddami dhe Assadi i vjetër. Për më tepër, Ben Ali dhe Mubarak kanë inkurajuar disa zhvillime në klasën e mesme në shtetet e tyre. Por ata nuk ishin reformatorë etikë, në çdo kuptim të fjalës. Sigurisht, Saddam dhe al Assad ishin të dy brutalë. Ata qeverisën shtetet e tyre duke ngulfatur me shkallën e tyre të represionit që ata i përsëritnin në oborret e burgjeve. Në vend të Konfucizmit, Saddam dhe al Assad ishin të motivuar nga Baathismi, një gjysmë-socializëm arab, shumë i pamëshirshëm ndaj kolonializmit perëndimor që krijoi një tirani edhe më të keqe, se sa atë që e kishin.

Përtej Lindjes së Mesme dhe Azisë është edhe një rast tjetër, ai i Rusisë. Në vitet 1990, Rusia ishte e sunduar nga Boris Yeltsin, një njeri i lavdëruar nga Perëndimi se ishte demokrat. Por sundimi i tij i padiciplinuar çoi në një kaos absolut ekonomik dhe social. Vladimir Putin, në anën tjetër, është shumë afër të qenit autoritar- dhe është gjithnjë e më shumë- dhe rrjedhimisht është më i përçmuar në Perëndim. Por, i ndihmuar nga çmimet e energjisë, ai ka rivendosur Rusinë në një masë të stabilitetit, dhe kështu ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së shoqërisë së mesme ruse. Dhe ai e ka bërë këtë pa përdorur nivelin e autoritarizmit- me zhdukjen masive dhe konstelacionin e kampeve të punës në Siberi- të carëve dhe komisarëve të vjetër.

Përfundimisht, është rasti më i ndërlikuar moralisht nga të gjithë: ai i diktatorit të fundit kilian Augusto Pinochet. Në vitet 1970 dhe 1982 Pinochet krijoi më shumë se një milion vende të reja të punës, uli normën e varfërisë nga një e treta e popullsisë, në më të ulët, në një të dhjetën, dhe nivelin e vdekshmërisë prej 78 të vdekur prej 1000, në vetëm 18. Kili i diktatorit Pinochet ishte nga të pakta vende jo-aziatike në botë që përjetoi dyfishimin e rritjes ekonomike aziatike në atë kohë. Pinochet përgatiti mirë vendin e tij për demokracinë eventuale, madje edhe politika e tij ekonomike u bë një model për botën në zhvillim dhe për vendet e botës post-komuniste. Por Pinochet është gjithashtu objekt i urrejtjes intensive midis liberalëve dhe humanitarëve në gjithë botën, për vitet e kryerjes së torturave sistematike kundrejt dhjetëra mijëra viktimave. Pra, ku mund ta vendosim atë në spektrin nga e zeza në të bardhë?

Jo vetëm në këtë botë është e çështjeve ndërkombëtare dhe me hije shumë të papërcaktuara, e cila është njëra prej të cilave, ndonjëherë është e pamundur të dish vetëm që të gjeshë dikë në atë spektër. Çështja nëse qëllimi justifikon mjetet nuk duhet të përgjigjet vetëm nga doktrina metafizike, por edhe nga vëzhgimi empirik- nganjëherë qëllimet justifikojnë mjetet, nganjëherë nuk e bëjnë. Ndonjëherë do të thotë se janë të palidhura skajet, prandaj janë për t’u dënuar, siç është rasti me Kilin. I tillë është kompleksiteti i universit politik dhe moral. Kompleksiteti dhe dallimet e mira janë gjëra që duhen përqafuar; në të kundërtën gjeopotikat, shkencat politike, dhe diciplinat që lidhen me to, më shumë shtrembërojnë sesa mësojnë.