Çka është kjo krijesë e çuditshme në planetin Mars? (Foto)

Disa teoricienë konspirativ thonë se kanë parë diçka të çuditshme në një shpellë në planetin Mars.

Fun

06/08/2015 09:30

Ata thonë se kanë parë një krijesë misterioze me ‘kokë gaforreje’ në planetin e kuq, dhe fotografitë nga kjo pamje e çuditshme kanë ‘pushtuar’ internetin.

Prej se kjo fotografi u postua në Facebook, një numër i madh njerëzish kanë thënë se kjo krijesë duket si një përbindësh i ngjashëm me atë si në filmin Alien të vitit 1979, transmeton Lajmi.net.

Krijesa ‘gaforre’ mund të shihet në imazhin e kapur nga NASA, që tregon një vend që duket si një shpellë në planetin e kuq.

Fotografia është kapur nga NASA në fund të korrikut por është shfaqur kohët e fundit në Facebook. (Lajmi.net)

2B20A6E300000578-0-image-a-28_1438808825382