Çka është befasi për Fjolla Morinën?

Këngëtarja Fjolla Morina, ka postuar një mbishkrim shumë interesant, ku përmes tij ka treguar edhe se çfarë është befasi për te

ShowBiz

11/02/2015 16:17

Këngëtarja seksi Fjolla Morina ka lënë një postim, shumë interesant. Ndër të tjera Fjolla, ka theksuar se befasi për te është kur njeriu e kupton kush është.

Por, ajo çfarë bën të dyshojmë nëse Fjolla po përgatit ndonjë risi, është pasi që në këtë postim Fjolla ka etiketuar edhe Rozana Radin. E meqë kjo e fundit është tekstshkruese, vargjet në vazhdim mund të jenë pjesë e ndonjë projekti të radhës së këngëtares Morina. Transmeton lajmi.net

“…ndaj është e rëndësishme që të heqësh dorë nga disa gjëra. T’i lësh ato të ikin. Njerëzit duhet ta kuptojnë që askush nuk luan me karta të hapura: Disa herë fitojmë, disa herë humbim. Mos prit të, të kthehen të mirat mbrapa, mos prit vlerësim për përpjekjet tua. Mos prit që gjenialiteti yt të zbulohet apo dashuria jote të kuptohet. Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, pa aftësia, arroganca, por sepse thjeshtë, nuk është më pjesë e jetës tënde. Mbylle derën pastro pluhurin. Lëre atë që ishe pas dhe bëhu ajo që je”, ka shkruar Fjolla në Instagram. Lajmi.net