“Çka do të ndodhte nëse djali i Thaçit citon Profetin Muhamed?”

Publicisti Halil Matoshi, ka bërë një postim në facebook duke përshkruar një fotografi të vajzës së Presidentit të SHBA-së, Barack Obama, Malia Obama.

Lajme

13/06/2016 18:04

Kjo e fundit në ditën e diplomimit në shkollën e lartë, kishte shkruar një hadith të Profedit Muhamed në kapelën ceremoniale.

“Edukimi është gjëja më e mirë që një baba mund t’i jep fëmijës së tij. Profeti Muhamed”, shkruhet në kapelën e një studenteje, megjithëse nuk është e verifikuar nëse e njëjta është e bija e Obamas.

Matoshi pyet çka do të ndodhte sikur djali i Hashim Thaçit të bënte të njëjtën gjë. Në fund konstaton që “liria e shprehjes është e panegociueshme, në të kundërtën ajo është e humbur”.

Postimi i plotë i Matoshit:

Thënia e Profetit Muhamed në kapelën e diplomimit të vajzës së Obamas

* Debati nis me pyetjen logjike: Cka kishit me thane me e pas shkru kete mesazh ne kapelen e diplomimit djali i Presidentit te Kosoves psh. Endriti???

Ose vajza jeme Artiana H. Matoshi?

13 Qershor 2016, 15:18

Gjatë ceremonisë së diplomimit në shkollën e lartë, e bija e Presidentit së SHBA Barack Obama, Malia Obama, kishte mbajtur një kapelë të diplomimit, në të cilën ishte shkruar një hadith i Profetit Muhamed.

Siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, bëhet fjalë për një thënie të profetit ku thuhet: “Edukimi është gjëja më e mirë që një baba mund t’i jep fëmijës së tij. Profeti Muhamed”.

Pas ceremonisë thuhet se Barack Obama e kishte dërguar familjen e tij për drekë në një restorant në Georgetoën.

Presidenti amerikan kishte thënë se i druhej asaj dite dhe se do të mbante syze dielli në mënyrë që të fshihte lotët në këtë ceremoni.

P.S.

Liria e shprehjes – asht e panegociueshme – ne te kunderten ajo asht humbun!!!