Çka bën daja për nip? Mësoni nga Bajram Mulaku

Kryetari i Vushtrrisë Bajram Mulaku ka punësuar nipin në Komunë. Ditët e fundit në Drejtorinë e Kadastrit është punësuar Valon Maxhuni, i cili ka të kryer vetëm shkollën e mesme. Ndërkaq në konkurs kanë konkurruar edhe persona me titullin Master.

Lajme

11/03/2014 19:32

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku po akuzohet për nepotizëm, pasi që nipi i tij, përkatësisht djali i motrës së tij, Valon Maxhuni është punësuar në Drejtorinë e Kadastrit, raporton KTV.

Në konkursin për zyrtarin në drejtorinë e Kadastrit kanë konkurruar kandidat me fakultet të kryeri në nivelin Bachelor dhe Master, por këtë konkurs me pikë maksimale ka dal të jetë Valon Maxhuni i cili ka të përfunduar vetëm shkollën e mesme.

Shefi i personelit në këtë Komunë Bislim Dushi pranon se në konkurs ka pasur kandidat edhe me gradën master, mirëpo thotë se nipi i kryetarit e ka fituar me meritë pasi që ka pasur pikë maksimale në

“Ka pasur”, është përgjigjur Bislimi kur është pyetur se a ka pasur kandidat me Master.

“Konkursi është i hapur ku kanë të drejtë që të konkurrojnë të gjithë, prandaj ekziston edhe në fund rekomandimet ku mund të ankohen të gjithë”.

“Ka raste që mundet me pas pikë maksimale. Unë besoj që kemi kaluar nëpër këto situata edhe më herët ku ka pasur raste që me shkollë të mesme kanë dalë në test shumë më mirë”, ka thënë Bislim Dushi për KTV.