City, ofertë e jashtëzakonshme për Messin

Manchester City po mendon t’ia bëjë një ofertë marramendëse Barcelonës për Lionel Messin. Sipas mediave britanike, Citizens i kanë bërë gati 250 milionë funte, vetëm për ta sjell ‘Pleshtin’ në Etihad Stadium.

Sport

21/04/2014 18:07

Lionel Messi nuk po kalon në një moment të mirë në Barcelonë dhe këtë po mundohet ta shfrytëzojë Manchester City. 

Sipas uebfaqes Esport3, Citizens janë duke menduar që ta bëjnë një ofertë të çmendur për ta marrë ‘Pleshtin’ nga Barcelona gjatë verës.

Flitet se kjo ofertë përmban çmimin, hiç më pak se 250 milionë funte. 

Nëse ky transferim realizohet, atëherë pa dyshim se Messi do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohëve.

Aktualisht, përfaqësuesi argjentinas ka kontratë deri në vitin 2018 dhe nuk ka arritur ende marrëveshje me drejtuesit e klubit spanjoll për vazhdimin e saj.

Prandaj, City është duke e vëzhguar këtë situatë dhe po mundohet ta shfrytëzojë, duke ia ofruar një rrogë të majme katër herë Topit të Artë, më të madhe se 300 mijë funte sa i merr Wayne Rooney në Manchester United.