City kërkon Gerrardin

Skuadra multi-milionere, Manchester City është duke monitoruar situtatën e legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard, i cili mund të largohet nga Anfield.

Sport

30/11/2014 09:38

Javëve të fundit nëpër media angleze është raportuar se Gerrard do të largohet nga skuadra e Liverpoolit, gjatë janarit.

Dhe, Sunday People raporton se Manchester City është duke kërkuar shrëbimet e mesfushorit legjendar të skuadrës nga Anfield.

Pronari i Cityt dëshiron që ta ketë veteranin në Etihad Stadium, i cili pritet të luajë përkrahë një tjetër veterani, Frank Lampard.