City ka marrëveshje me Gabriel Jesus – nëse një ofertë prej 45-50 milionë vjen, ai mund të largohet

Manchester City dhe Gabriel Jesus duket se kanë një marrëveshje të brendshme.

Sport

07/06/2022 10:49

Lojtari brazilian, Gabriel Jesus vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester City.

Sulmuesi pritet të mos ketë shumë hapësira, ndonëse Pep Guardiola ka thënë se nuk dëshiron që braziliani të largohet.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se ‘Citizens’ kanë një marrëveshje me Jesus, përcjell lajmi.net. Nëse një ofertë prej 45-50 milionë euro vjen në zyrat e City, lojtari mund të largohet.

Tottenham, Real Madrid, Arsenal dhe Chelsea janë në garë për shërbimet e Jesus.

Gabriel Jesus ka qenë në mesin e lojtarëve kyç në fundin e sezonit të Manchester City – sezon në të cilin skuadra e Guardiola fitoi Premier Leaguen. /Lajmi.net/