City fillon bisedimet për transferimin e Mirandas
Skuadra angleze, Manchester City raportohet se ka filluar bisedimet për të transferuar mbrojtësin e Atletico Madridit, Joao Mirandan.
Sport
E përditshmja spanjolle, AS, raporton se Manchester City ka filluar bisedimet për të transferuar super-mbrojtësin e Atletico Madridit, Joao Mirandan.
Besohet se Miranda nuk do të paraqitet në takimin që skuadra e tij e luan gjatë ditës së sotme kundër Levantes, pasi është në bisedime me skuadrën e Cityt.
Pellegrini nuk ka fare besim te shërbimet e mbrojtësit të tij, Eliaquim Mangalas, dhe kështu pritet të transferojë qendër-mbrojtësin brazilian nga Atletico për plotë 30 milionë euro.