City e United, luftë për Pedron

E ardhmja e Pedro Rodriguez mund të jetë e lidhur me Anglinë. Dy skuadrat nga Manchesteri, United dhe City, janë të gatshme t’i ofrojnë nga 25 milionë funte, vetëm për ta transferuar sulmuesin e krahut të Barcelonës.

Sport

21/04/2014 11:23

Manchester United dhe Manchester City nuk janë rivalë vetëm në fushën e blertë. Në fakt, gjigantët e futbollit anglez e kanë një objektiv të njëjtë për afatin kalimtar të verës.

Sipas tabloidit britanik Daily Star, ‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Citizens’ ia kanë vënë syrin sulmuesit të krahut të Barcelonës, Pedro Rodriguez.

Përfaqësuesi spanjoll nuk është i kënaqur me minutazhin që po i jepet në klubit nga Camp Nou, posaçërisht në periudhën kur këtë ekip po e drejton Tata Martino, prandaj ai mund të largohet nga skuadra në të cilin u rrit.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, këto dy klube janë të gatshme t’i ofrojnë 25 milionë funte për Pedriton.