City afrohet kreut, mposht Fulhamin

Sot u luajt ndeshja ndërmjet Manchester City dhe Fulham, në kuadër të xhiros së 11-të të Premierligës.

Sport

05/12/2020 17:53

‘Citizens’ janë kritikuar për formën e tyre kohët e fundit, por ata treguan se janë pretendent serioz për titullin.

Tani me këtë fitore, City ngjitet në pozitën e katërt me 18 pikë gjithsej, ndërsa Fulham është në poziën e 17-të të tabelës me shtatë pikë.

Golat e ndeshjes erdhën në pjesën e parë, fillimisht në minutën 5’ shënoi Raheem Sterling, pas një aksioni të rrjedhsëm të cilin gol e asistoi Kevin De Bruyne.

Pastaj, në minutën e 26’ u akordua një penallti në favor të vendasve, të cilën e konkretizoi në gol De Bruyne.

Kujtojmë se belgu humbi penaltinë e tij të fundit.

Loja mbaroi, Manchester City fitoi me rezultat 2-0./Lajmi.net/

YouTube player