Çitaku- Vetëvendosjes: Jeni kampionë për propagandë, me ju pati vetëm ngritje çmimesh, dështim e degradim

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i reagoi Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me deklarimin ku “rendisnin” arritjen e qeverisjes së tyre për katër vite. Çitaku tha se kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda e që sipas saj aty kampione është Lëvizja Vetëvendosje. Sipas Çitakut kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim as mirëqenie,…

Lajme

25/03/2025 11:59

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i reagoi Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me deklarimin ku “rendisnin” arritjen e qeverisjes së tyre për katër vite.

Çitaku tha se kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda e që sipas saj aty kampione është Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Çitakut kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim as mirëqenie, as shpresë, por vetëm rritje çmimesh, rritje faturash e ku produktet bazike janë luks, transmeton lajmi.net.

Reagimi i plotë:

Kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda – aty ku LVV është kampione e padiskutueshme.

Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu.

Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim.

Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj./Lajmi.net/