Çitaku pas ngjarjeve në veri: Kryeministër çka po ndodhë, a po kalon Serbia?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës për zhvillimet në veri të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Qeveria po e mban opinionin në “terr informativ”, shkruan lajmi.net. “Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po i marrim…

Lajme

06/12/2022 16:14

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës për zhvillimet në veri të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Qeveria po e mban opinionin në “terr informativ”, shkruan lajmi.net.

“Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po i marrim nga mediat. Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së?”, ka shkruar Çitaku.

Në fund, ajo ka ironizuar me postimin që kryeministri Albin Kurti bëri disa ditë më parë kur Zvicra fitoi ndaj Serbisë, duke shkruar ndër të tjerash “Serbia nuk kalon”.

Në këtë mënyrë, Çitaku ka kërkuar nga kryeministri të flasë duke e pyetur “A po kalon Serbia?”.

Postimi i plotë i nënkryetares së PDK-së: