Çitaku: Pa njohjen e pesë shteteve të BE-së nuk përfundon asnjë proces

Nënkryetarj e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku beson se pa njohjen e pesë vendeve të BE-së, nuk do të mbyllet asnë proces. Ajo thotë se ne mund të fillojmë ndonjë të tillë, por asnjëri nuk do të përfundojë, përcjell lajmi.net. Këto deklarime i bëri në një intervistë dhënë Telegrafit, ndërsa shtoi se Kurti duhet…

Lajme

22/03/2023 20:14

Nënkryetarj e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku beson se pa njohjen e pesë vendeve të BE-së, nuk do të mbyllet asnë proces.

Ajo thotë se ne mund të fillojmë ndonjë të tillë, por asnjëri nuk do të përfundojë, përcjell lajmi.net.

Këto deklarime i bëri në një intervistë dhënë Telegrafit, ndërsa shtoi se Kurti duhet të insistojë te aleatët, nëse nuk e ka bërë deri më tani.

“Pa njohjen e pesë vendeve të BE-së, ne mund të fillojmë ndonjë proces por ai nuk do të përfundojë asnjëherë. Kurti duhet të insistojë te aleatët, shpresoj ta ketë bërë deri më tani por nuk janë parë shenja, që të na njohin pesë vendet e Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në OKB varet edhe nga Rusia e Kina, por njohja nga pesëshja e BE-së duhet të jetë një zotim që Bashkimi Evropian duhet të marrë”.