Çitaku i kërkon Kurtit ta fshijë postimin për gruan shtatzënë që u vra sot në oborrin e QKUK-së

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të fshijë postimin e tij për vrasjen e gruas shtatzënë që ndodhi sot në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Reagimi i Çitakut vjen pas komenteve të shumta ndaj postimit të Kurtit, ku ai ka përdorur disa shprehje të cilat kanë nxitur…

Lajme

30/11/2022 23:21

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të fshijë postimin e tij për vrasjen e gruas shtatzënë që ndodhi sot në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Reagimi i Çitakut vjen pas komenteve të shumta ndaj postimit të Kurtit, ku ai ka përdorur disa shprehje të cilat kanë nxitur reagime nga opinioni, shkruan lajmi.net.

“Kryeministër, fshije këtë status dhe kërko falje”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë:

Kryeministër, fshije këtë status dhe kërko falje.

“Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte.”

“…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë.” /Lajmi.net/