Çiljeta: PD-ja nuk më fton më,këndova për LSI-në

U kritikua ashpër pas pjesëmarrjes së saj në fushatën zgjedhore të LSI-së,këngëtarja Çiljeta e cila një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Partisë Demokratike sqaron gjithë situatën.

ShowBiz

16/06/2015 10:06

Këngëtarja ka thënë se prej tre vitesh më nuk është pjesë e PD-së dhe është e lirë të kendojë ku të dojë.

“Unë prej 3 vitesh nuk jam më e angazhuar me PD dhe jo për fajin tim.Nuk ka rëndësi,por kështu janë rrethnat tashmë.Ndaj unë them se jam një këngëtare e lirë në profesion dhe mund të këndoj për çdo forcë politike”,ka thënë Çiljeta,madje duke shtuar se në fushatën e LSI-së ka kënduar falas pasi organizatori është mik i saj.(lajmi.net)