Cilin numër do ta bartë Shaqiri te Stoke

Xherdan Shaqiri ka vendosur që të bartë fanellën me numrin 22 te skuadra angleze, Stoke City.

Sport

11/08/2015 18:42

Vetëm disa minuta më parë, Shaqiri është transferuar në mënyrë zyrtare te skuadra e Stoke Cityt.

Dhe, ai ka vendosur që te kjo skuadër të bartë fanellën me numrin 22.

Një gjë e tillë shkruan në faqen zyrtare të skuadrës angleze, teksa Shaqiri pritet të debutojë me fanellën e Stoke Cityt gjatë kësaj fundjave në takimin kundër Tottenhamit.