Cili stil i flokëve tek femrat i tërheqë më shumë meshkujt?

Stili i flokëve bën që njerëzit të duken më bukur, dhe ndryshe nga kodi i veshjes, mënyra se si i keni flokët ndikon shumë në pamjen tuaj.

Lifestyle

14/05/2015 20:35

Standardet e shoqërisë për bukuri jo gjithmonë dëshirojnë të jeni ajo që dëshironi të jeni, por stili juaj i flokëve do të jetë gjithmonë një pasqyrim i drejtpërdrejtë i asaj që jeni.

Femrat në mbarë botën frikësohen të bëjnë ‘eksperimente’ me stilin e tyre të flokëve. Ato më me gjasë do t’i mbanin flokët e gjata se sa të shkurta.

Por, cili stil i flokëve i tërheqë meshkujt më shumë? Sipas një sondazhi të Daily Mail, të kryer së fundmi për atë se cili stil i flokëve të femrave është më i pëlqyer tek meshkujt, rezultatet treguan se 53% e meshkujve i konsiderojnë flokët e gjata të jenë stili më seksi, transmeton Lajmi.net.

Në anën tjetër, 40% e meshkujve thanë se më shumë iu pëlqejnë femrat me flokë të shkutra, kurse stilet tjera kreative përbënin vetëm 7 për qind të votave, respektivisht.

Flokët e gjata konsiderohen “më të bukura” dhe e bëjnë një femër më tërheqëse për meshkujt, sipas sondazhit.

Për shekuj me radhë, flokët e gjata kanë qenë standardi i bukurisë së një femre. Në një blog të Huffington Post Women, Lucinda Ellery, një specialiste e flokëve, tha se flokët e gjata e bëjnë femrën të duket më bukur, me të vërtetë.