Cili reper mund të jetë ky në foto?

Është njëri nga reperët më të pëlqyer shqiptar.

ShowBiz

31/01/2019 17:41

Fjala është për reperin e njohur, Lyrical Son i cili i ka hyrë arkivave dhe solli disa imazhe kur ka qenë i vogël, shkruan lajmi.net.

Festimi në llogarinë e tij, InstaStory, ka bërë bashkë katër foto të ndryshme në të cilat shfaqet tejet simpatik.

Nuk ka dyshim se Arifi ka bërë një ndryshim drastik në pamje por duket që ka nostalgji për kohën kur ishte fëmijë.

Tani, lirshëm mund të thuhet se është një nga reperët më të suksesshëm që ka estrada jonë. /Lajmi.net/