Cili është ylli i Kosovës që asnjëherë nuk flet për media?

11:30 | 23 Nentor 2018

Sa herë do ta kujtojmë suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve, nuk mund të harrojmë paraqitjet mbresëlënëse të Benjamin Kolollit.

Me tri gola të shënuara në pesë ndeshje, Kololli pa dyshim se ishte ndër më të mirët.

Derisa shumë futbollistë sot në botë pëlqejnë të ekspozohen në media, Kololli pëlqen të flas më shumë në fushë.

Ai ka një veti interesante, ku pothuajse s’ka folur asnjëherë për mediet.

Gazetari i SuperSport Kosova, Arlind Sadiku tha pas ndeshjes së Kosovës kundër Azerbajxhanit se ka folur për një intervistë me Kolollin por ky i fundit i kishte thënë atij se nuk dëshiron që të flet për media.

“Benjamin Kololli më ka thënë se nuk dëshiron që të flas. Ai më ka thënë se nuk ka ndonjë arsye, por nuk dëshirë që të flas për media. Edhe për mediat zvicerane më ka thënë se nuk flet shpesh”, ka  thënë Sadiku./Lajmi.net/