Cili është modeli juaj i preferuar i flokëve? Përgjigja do të zbulojë një tipar të rëndësishëm të personalitetit tuaj
Mënyra se si i stiloni flokët tregon një detaj për juve...
Fun
Nëse keni zgjedhur:
Nr.1
Kush zgjedh gruan e parë karakterizohet nga spontaniteti. Këtu përfshihen personat që synojnë gjithmonë të ecin përpara, të cilët thonë gjithçka që mendojnë pa e menduar gjatë, dhe që marrin përsipër sfida.
Nr.2
Ju pëlqen klasikja. Jeni një person i thjeshtë, që e pëlqeni qetësinë e shtëpisë dhe gjërat e vogla që ju japin kënaqësi.
Ju dhe të gjithë ata që zgjedhin vajzën e dytë jeni njerëz që dinë të vlerësojnë atë që kanë, edhe nëse ndonjëherë mund të jeni ambiciozë. Përulësia qëndron në pranimin e virtyteve dhe në përpjekjen për të përmirësuar të gjitha anët negative të personalitetit.
Nr.3
Nëse keni zgjedhur vajzën e tretë, jeni një person i guximshëm. Keni shumë vetëbesim dhe nuk trembeni lehtë.
Kudo që të shkoni, tregoni se jeni guximtar. Kur bëhet fjalë për të përballuar sfidat, ju jeni personi i parë që vetofroheni. Ju nuk keni frikë nga ato që të tjerët mund të thonë, ju intereson vetëm një gjë: Arritja e qëllimeve.
Nr. 4
Ata që zgjedhin vajzën e katërt janë vërtet njerëz të sofistikuar. U pëlqejnë gjërat me stil.
Nuk është se janë sipërfaqësore. U pëlqejnë gjërat e bëra mirë në të gjitha aspektet. Gjërat duhet të kenë përmbajtje të shkëlqyeshme dhe pamja e tyre e jashtme ka shumë rëndësi.
Nr.5
Ju pëlqen fakti që jeta vazhdon. Nuk jeni tipi i personit që kërkon konflikt ose luftë. Për ju, e rëndësishme është që njerëzit që keni përreth të jenë në një mendje me ju, pastaj me universin.
Mund të jeni shumë të ndjeshëm, por keni mësuar t’i jepni përparësi asaj që është me të vërtetë e rëndësishme, sepse stresi nuk është për ju.
Nr.6
Nëse keni zgjedhur vajzën e fundit, dihet që jeni një person shumë i ndershëm. Për ju, vlera e sinqeritetit është më e rëndësishmja nga të gjitha.
Jeni lloji i personit që thoni atë që mendon dhe vlerëson që të tjerët bëjnë të njëjtën gjë. “Edhe nëse e vërteta dhemb, gjithnjë është më mirë se një gënjeshtër”,- mund të ishte motoja juaj. /Lajmi.net/