Cili është kuptimi i frazës ‘lingo lingo’ në filmin “Miracle In Cell No.7”?

“Miracle In Cell No.7” është projekt turk i Netflix, i cili po thyen rekorde.

ShowBiz

04/04/2020 12:38

“Mrekullia në qelinë e 7-të”, apo  siç njihet në origjinal  “Yedinci Kogustaki Mucize” është prodhim i vitit 2019, shkruan lajmi.net.

Filmi ka për temë dashurinë prind-vajzë, ku Memo (protagonisti kryesor) është me ngecje në zhvillimin mendor dhe akuzohet për vrasjen e një vajze.

Filmi ka prekur të gjithë dhe është aktualisht ndër projektet më të komentuara këto ditë.

Një frazë që tashmë të gjithë që e kanë parë këtë film e dinë është “lingo lingo, shisheler”, por cili është kuptimi i saj?

Këto fjalë janë marrë nga një këngë që këndohet nga Sinan Yilmaz, e cila ka titullin e njëjtë sikur fraza e filmit.

Kjo frazë përdoret edhe nga kërcimtarët belly dance, kurse si të ndara ‘lingo lingo’ nuk ka ndonjë kuptim, kurse ‘shisheler’ do të thotë shishe. /Lajmi.net/

YouTube player