Cili do të jetë ‘ilaçi’ i Holandës për Cristiano Ronaldon? Koeman tregon planet

Kombëtarja e  Holandës ka shënuar mbrëmë një fitore spektakolare në përballjen me Anglinë, duke siguruar kështu finalen e Ligës së Kombeve.

Sport

07/06/2019 17:12

Me një fitore 3:1 kundër ‘Tre Luanëve’, ‘Tulipanët’ kanë prerë biletën për në finale, ku do të përballen me kombëtaren e Portugalisë.

Sigurisht, kundër portugezëve, synimi kryesorë duhet të jetë mbrojtja kundër Cristiano Ronaldos, dhe selektori holandez, Ronald Koeman është në dijeni për këtë.

“Ne e dimë se ndonjëherë është e  pamundur të mbrohesh mirë kundër Cristiano Ronaldos” ka thënë fillimisht Koeman, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se më e mira që mund të bëjmë është të mbajmë topin, sepse kur kemi topin, ai nuk mund të bëjë asgjë në sulm” ka shtuar holandezi.

Finalja e Ligës së Kombeve do të luhet në Portugali, gjë që mund t’i shkojë në favor kombëtares së CR7. /Lajmi.net/