Cilët janë tri shtetet e vetme në botë ku SHBA-të nuk kanë ambasada?
Të premten e kaluar, pas 54 viteve ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike, SHBA rihapi sërish ambasadën e tyre në Havana të Kubës. Tanimë nuk janë katër, por vetëm tri shtete në botë ku SHBA-të nuk kanë seli diplomatike, shkruan Washington Post, transmeton lajmi.net.

Bota
Pas rihapjes së ambasadës amerikane në Kubë, tanimë janë vetëm tri shtete në botë ku SHBA nuk ka ambasada.
Shtetet që momentalisht nuk kanë marrëdhënie diplomatike me SHBA-të janë: Irani, Korea e Veriut dhe Bhutani.
Mirëpo, përderisa arsyet e mungesave të ambasadave në Iran dhe Kore të Veriut janë politike, çështja e Bhutanit është më ndryshe.
Ky shtet aziatik nuk merret shumë me çështjet e politikës së jashtme, dhe janë vetëm dy shtete që kanë ambasada aty: Bangladeshi dhe India. (lajmi.net)