Cilat janë 10 profesionet më të rrezikshme?!

Ka aq numër të madh të profesioneve vështirë për tu rrumbullaksuar me ndonjë shifër, dhe llojlloshmëria gjithashtu është shumë e madhe, por a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se cilat janë profesionet më të rrezikshme!? 1. PROFESIONI I PUNËTORIT TË ANTENAVE TË TELEFONISË MOBILE Në vendin e parë rradhiten punëtorët e antenave të celularëve…

Lifestyle

07/07/2015 18:51

Ka aq numër të madh të profesioneve vështirë për tu rrumbullaksuar me ndonjë shifër,
dhe llojlloshmëria gjithashtu është shumë e madhe, por a ju ka shkuar ndonjëherë në
mendje se cilat janë profesionet më të rrezikshme!?
1. PROFESIONI I PUNËTORIT TË ANTENAVE TË TELEFONISË MOBILE
Në vendin e parë rradhiten punëtorët e antenave të celularëve duke u bazuar në numrin e
madh të ndekjeve që ka ky profesion. Vetëm në vitin 2016 nga ky profesion kanë vdekur
18 persona. Kompanitë që merren me profesione të tilla dhe kanë punëtorë pikërish në
këtë lëmi vazhdimisht kërkojnë që të merren masa sa më të larta të sigurisë në mënyrë
që numri i vdejkeve gjat ushtrimit të këtij profesione të jetë sa më i vogël.
Shkalla vdekjes: 184 në 100 mijë punëtorë

cell-tower-workers

 

2. PROFESIONI I PESHKATARIT KOMERCIAL
Në këtë industri mesatarisht vdesin 51 persona gjatë një viti. Kushtet e ndryshueshme
atmosferike, mjetet e renda të punës dhe valët e papritura në detin e hapur janë vetëm
disa nga vështirësitë me të cilat përballen këta punëtorë, aq më keq kur dihet se në
rrethana të tilla punëtorët e tillë nuk kan as ku të strehohen apo të mbrohen nga kur
kushtet atmosferike kanë rrezikshmëri më të lartë.
Shkalla e vdekjes: 142 në 100 mijë punëtorë

Salmon fisherman, Bristol Bay, Alaska, USA

 

3. PORFESIONI I PILOTIT DHE INXHINIERIT TË AVIONËVE
Pilotët dhee sidomos inxhiniertët e avionëve janë jashtzakonisht shumë të ekspozuar
ndaj rrëziqeve të ndryshme. Paisjet eksperimentale, puna me orare shumë të zgjatura dhe
ekspozimi ndaj kimikateve të ndryshme e bënë këtë profesion të radhitet i treti për nga
shalla e rrëzikshmërisë.
Shkalla e vdekjes: 88 në 100 mijë punëtorë

Aerospace-engineering-and-aviation-1920x960

 

4. PROFESIONI I DRUVARIT
Paisjet shumë të rrëzikshme, puna me shumë presion dhe vendet e papërshtatsme të punës
janë vetëm disa nga vështirësitë me të cilat përballen këta punëtorë. Pjesa më e madhe
e kohës për këta puntorë kalohet nëpër kodra ku vazhdimisht duhet të ballafaqohen me
erëra të fora, degë të cilat rrëzohen vazhdimisht, rrënjë të fshehura dhe shumë
probleme të tjera.
Shkalla e vdekjes: 81 në 100 mijë punëtorë

Bob_Alberts_1959

 

5. PROFESIONI I PUNËTORIT TË NDËRTIMIT
Në këtë kategori hynë personat të cilët janë të detyruar të punojnë mbi skela të
ndërtesave të mëdha. Mjafton një hap i gabuar për ti marrë jetën punëtorëve që e
ushtrojnë këtë profesion. Pavarsisht se kompanitë marrin vazhdimisht masa strikte të
sigurisë, numri i vdekjeve të puntorëve në këtë profesion vazhdon të mbetet shumë i
lartë.
Shkalla e vdekjes: 61 në 100 mijë punëtorë


6. PROFESIONI I MBLEDHËSIT E PLEHRAVE
Profesionet e tilla konsiderohen padyshim ndër profesionet më të rrëzikshme në botë.
Duke pasur parasysh që këta persona janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj materialeve të
dëmshme, kemikaleve të ndryshme, xhamave nga të cilët mund të prehen dhe marrin
infeksione nga më të ndryshmet pastaj edhe mjetet toksike ndaj të cilave këta persona
ekspozohen. Numri i vdekjeve në mesin e këtyre puntorëve vazhdon të mbetet shumë i
lartë pavarsisht se sa shumë kujdes tregojnë gjat orarit të punës.
Shkalla e vdekjes: 42 në 100 mijë punëtorë

ShowImage

 

7. PROFESIONI I FERMERIT
Mjetet e mëdha të punës dhe oraret e zgjatura janë vetëm disa nga shkaktarët e vdekjeve
të ndryshme në këtë profesion. Mesatarisht në vit regjistrohen 307 vdekje të atyre
ushtrojnë këtë profesion. Helmimi nga lëndët e ndryshme kimike dhe ekspozimi ndaj
insekteve të ndryshme janë edhe disa nga shkaktarët tjerë që në këtë profesion vazhdon
të jetë shumë i madh numri i rasteve fatale që përfudnojnë me vdekje.
Shkalla e vdekjes: 38 në 100 mijë punëtorë

Agriculture-Report-What-Immigration-Reform-Could-Mean-to-US-Farmers

 

8. PROFESIONI I MJESHTRIT TË ÇATIVE
Mjetet shumë të rënda të punës dhe lartësia në të cilën punojnë këta persona është
shkaktari kryesor i rasteve që përfundojnë me fatalitet. Lodhja e tepërt që përjetojnë
personat e tillë shpesh rezulton edhe me moskujdes nga ana e tyre e edhe me shpesh me
vdekje.
Shkalla e vdekjes: 35 në 100 mijë punëtorë

f2fd1c740b73c64123a4325e7303ff53

 

9. PROFESIONI I INSTALUESIT TË LINJAVE ELEKTRIKE
Më shumë se 36 persona vdesin në vit pikërisht duke e ushtruar këtë profesion. Ngjitja
në shtylla të larta dhe të rrezikshme kusht kryesorë në këtë punë. Procesi bëhet edhe
më i vështirë kur me vete duhet të mbajnë edhe paisjet e rënda të punës të cilat shpesh
shkaktojnë disbalancim në trupin e tyre e më pastaj përfundojnë edhe me fatalitet. Edhe
pse personat që ushtojnë këtë profesion janë shumë të kujdesshëm dhe të trajnuar për
punën që bëjnë, numri i vdekjeve vazhdon të mbetet shumë i lartë.
Shkalla e vdekjes: 34 në 100 mijë punëtorë

1905399b

 

10. PROFESIONI I VOZITËSIT TË KAMIONËVE
Edhe pse puna e tyre nga jashtë mund të duket shumë e thejshtë, ajo nuk është aspak e
tillë, pasiqë mjafton vetëm një dekoncentrim i vogël dhe i gjithë balanci i makinave të
mëdha e të rënda prishet dhe mund të përfundojë shumë keq.
Shkalla e vdekjes: 27 në 100 mijë punëtorë

Truck_driver_in_cab_cropped