Cikalleshi vjen me një gol të bukur
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka vazhduar me formë të mirë dhe gola në Superligën e Turqisë.
Sport
Osmanlispor ka barazuar me Trabzonsporin me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superligës së Turqisë.
Në këtë barazim të vendasve, meritë të madhe pati edhe sulmuesi shqiptar, Cikalleshi, i cili ishte njëri nga shënuesit.
Cikalleshi shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke kthyer të tijët në lojë, pasi ngushtoi epërsinë në 2-3.
Goli i sulmuesit kuqezi erdhi në minutën e 73-të dhe erdhi pas një lëvizje të mirë mashtruese në zonë, ku dribloi një kundërshtar dhe shënoi me lehtësi.
Ky ishte goli numër gjashtë për sulmuesin e Shqipërisë, i cili po kalon gjysmë-sezon të mirë që nga huazimi në janar te Osmalispori.
Sokol Çikalleshi !!
3-2 oluyor durum… pic.twitter.com/MOlMjUn80n— Türkiye’den Goller (@TR_Goller) April 16, 2018