“Cika cika”, e Ardian Bujupit dhe Xhensilës thyen rekord dëgjueshmërie

Ka vetëm një javë që kanë publikuar këngën e re.

ShowBiz

12/06/2018 17:46

“Cika cika”, është bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Ardian Bujupit dhe këngëtares nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, shkruan lajmi net.

Vetë pak kohë pas publikimit kënga ka arritur të pëlqehet tejet shumë ku tashmë numëron mbi 10 milion klikime në Youtube, arritje kjo e lartë për artistët.

Kjo këngë ritmike është bërë e ditur se nuk po dëgjohet vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

E përmes një postimi që ka shpërndarë Ardiani, tregon se kanë kapur 10 milionëshin.

“Të çmendurit vetëm sa kemi arritur 10 milion shikime”, ka shkruar ai bashkangjitur videos. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bj7cuYgntXu/?hl=en&taken-by=ardianbujupi