Çifti turk me dasmën më të veçantë, ushqejnë 4 mijë refugjatë
Një çift nga Turqia të cilët u martuan javën e kaluar, ftuan 4 mijë refugjatë Sirianë për të festuar me ata.

Bota
Ali Uzmucuoglu dhe gruaja e tij, u martuan në provincën e Kilis afër kufirit me Sirinë, vend ky i cili aktualisht është strehimi i mijëra refugjatëve të cilët janë larguar nga konflikti afër vendit fqinj.
Është traditë që dasmat turke të vazhdojnë në mes të martës dhe të enjtes, duke rezultuar me gosti në natën e fundit, por ky çift vendosi që të bëjnë një festim më ndryshe.
Ata vendosën që të ushqejnë 4 mijë refugjatë në një kamp afër qytetit të Kilis nga kursimet që familjet e tyre u dhuruan në mënyrë që të ndajnë martesën e tyre me njerëz që jetojnë në kampin aty pranë, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.
Nusja dhe dhëndri ndihmuan në shpërndarjen e ushqimit dhe bën fotografi të dasmës me njerëzit në kamp.