Çifti që i është bashkuar ISIS-it kërcënon me bombë në rrugët e Londrës (Foto-Video)
Militantët në Siri janë duke urdhëruar xhihadistët britanikë që të bëjnë masakër në rrugët e Londrës.

Bota
Ata nuk janë duke kërkuar më që t’i bashkohen atyre në Siri, por ajo çfarë po kërkojnë nga britanikët është që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të luftojnë atje.
Disa mesazhe të publikuara tregojnë se si xhihadistët britanikë në Siri kanë pranuar se sa afër është ISIS që të fillojë sulmet terroriste nëpër rrugët e Londrës.
Sipas BBC, detajet e kompletëve të reja janë publikuar nga hakeri Junaid Hussain dhe gruaja e tij Sally Jones, një nënë e pa punësuar e dy fëmijëve e cila i është bashkuar ISIS-it në vitin 2013.
Çifti, i njohur si “zonja dhe zoti Terror”, pasi në vazhdimësi janë kapur duke provuar të bëjnë kërdi, u thanë gazetarëve në mënyrë të fshehtë se kanë për të kryer të ashtuquajturat sulme ‘Lone Wolf’ në Britani.
Po ashtu militantët kanë pranuar se synimi i tyre është Mbretëresha dhe Familja Mbretërore, transmeton lajmi.net.
Ndërsa kanë thënë se janë pesë militantë që janë kthyer në Londër për të kryer sulme atje.