Çifti nga Peja u gjetën të vrarë dje në Florida të Amerikës, reagon motra Pajtimit: Atë e vrau gruaja e tij

I riu Pajtim Krasniqi nga Peja, është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e 27 nëntorit, bashkë me bashkëshorten e tij në Florida të Amerikës. Padyshim se lajmi për vdekjen e djalit të tyre ishte shumë i rëndë dhe tronditës për familjen Krasniqi. E në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar motra e Pajtim Krasniqit, Albana.…

Lajme

29/11/2024 13:47

I riu Pajtim Krasniqi nga Peja, është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e 27 nëntorit, bashkë me bashkëshorten e tij në Florida të Amerikës.

Padyshim se lajmi për vdekjen e djalit të tyre ishte shumë i rëndë dhe tronditës për familjen Krasniqi.

E në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar motra e Pajtim Krasniqit, Albana.

Motra e të ndjerit në këtë rast ka akuzuar gruan e Pajtimit, për vrasjen makabër.

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë …”.Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, shkruan tutje ajo.

E në pamjet e publikuara shihen edhe njollat e gjakut që kanë mbetur në ballkonin e apartamentit të çiftit nga Peja, e që sipas raportimeve të fundit thuhet se u dëgjuan gjashtë të shtëna me armë zjarri.

Vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik.

Në lidhje me këtë rast raportohet se janë gjetur prova të shumta materiale, e që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të vrasjes së dyfishtë./Lajmi.net/