Çifti Haradinaj po e ndjekin nga afër festivalin e filmit ‘PriFest’

Ramush dhe Anita Haradinaj po marrin pjesë në festlivalin e filmit 'PriFest'.

ShowBiz

17/07/2019 15:14

Në kryeqytet këto ditë është duke u mbajtur festivali i filmit ‘Pri Film Fest’, shkruan lajmi.net.

Emra të ndryshëm të ekranit po e ndjekin nga afër këtë organizim i cili tash e sa vite mbahet në qendër të Prishtinës.

Mbrëmjen e së martës të pranishëm ishin edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, së bashku me gruan e tij, Anitën.

Ishte kjo e fundit ajo e cila me ndjekësit i ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale.

“Festivali që i jep ngjyra kryeqytetit! Pri Film Fest 2019”, ka shkruar Muçaj-Haradinaj në Instagram.

Me gjashtë ditë festive, me mbi 70 filma, prej tyre shtatë premiera botërore, pesë premiera ndërkombëtare, një premierë evropiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, shumë, aktivitete, punëtori, e mbrëmje festive me muzikës Live dhe DJ artistë të huaj, PriFest po i jep një atmosferë akoma më të mirë kryeqytetit./Lajmi.net/