Cibona prezanton Berishën (FOTO)
Dardan Berisha është prezantuar si basketbollist i ri i Cibonës në Kroaci. Ish ylli i Sigal Prishtinës ka nënshkruar kontratë trevjeqare me klubin e ri.

Sport
Dardan Berisha është basketbollist i ri i Cibonës.
Klubi kroat e ka prezantuar ish yllin e Sigal Prishtinës, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeqare.
“Dardan Berisha, aloja 27 vjeçar, i gjatë 191 cm, nga sot është lojtar i ri i Cibonës. Berisha vjen nga Sigal Prishtina, i cili këtë sezon ka fituar Ligën Ballkanike, e në të cilën ai u shpall koshashënuesi më i mirë, me mesatare prej 24 pikësh për ndeshje”, shkruan në njoftimin e klubit.
Në Cibonë, Berisha do ta mbajë fanellën me numrin 3.