‘Ciao’ Roma, Nainggolan në Inter

Radja Nainggolan pritet të nënshkruajë me "Nerazzurrët", gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

13/06/2018 11:25

Radja Nainggolan është gjithnjë e më afër transferimit në Inter.

“Corriere dello Sport” raporton se mesfushori i Romës pritet të nënshkruajë me “Nerazzurrët”, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Nainggolan ka vendosur të largohet nga Roma, përcjell “lajmi.net”.

Inter dhe trajneri Luciano Spalletti e mirëpresin në Giuseppe Meazza. /Lajmi.net/