Ciao Matri

Erdhi në Milan në fillim të këtij sezoni si zëvendësim për të lënduarin Giampaolo Pazzini. Mirëpo, pas rikuperimit të tij duket se ai duhet të largohet nga klubi. Fjala është për Alessandro Matrin. Sulmuesi italian iu bashkua Rossonerëve nga rivali Juventus në transferim me vlerë prej rreth 11 milionë eurosh. Mirëpo, ai nuk realizoi parashikimet…

Sport

10/01/2014 20:29

Erdhi në Milan në fillim të këtij sezoni si zëvendësim për të lënduarin Giampaolo Pazzini. Mirëpo, pas rikuperimit të tij duket se ai duhet të largohet nga klubi. Fjala është për Alessandro Matrin.

Sulmuesi italian iu bashkua Rossonerëve nga rivali Juventus në transferim me vlerë prej rreth 11 milionë eurosh.

Mirëpo, ai nuk realizoi parashikimet e Milanit dhe pritet të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Matri mund të largohet, në sulm jemi në numër të tepërt”, deklaroi nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Matri, pas një aventure të shkurtër dhe të dështuar tek skuadra e tij e fëmijërisë, thuhet se mund të vazhdojë karrierën te Sampdoria, ose Fiorentina, klube këto të interesuara për transferimin e tij.