‘Ciao’ Juventus, Dybala po transferohet në Premierligë

Liverpool është duke tentuar të bëjë një transferim të madh me të përfunduar ky sezon.

Merkato

20/03/2019 08:52

Liverpool dëshiron ta transferojë Paulo Dybalan nga Juventusi.

Ylli argjentinas nuk po luan rregullisht te ‘Zonja e Vjetër’, andaj është i hapur që të largohet në verë, përcjell lajmi.net nga Tuttomercato.

Dybala ka shënuar nëntë gola në 35 paraqitje te Juventusi, gjersa Jurgen Klopp thuhet se e dëshiron transferimin e tij në Anfield.

Argjentinasi është duke u kërkuar edhe nga Manchester United, ndërsa skuadra italiane kërkon 120 milionë euro nga shitja e tij. /Lajmi.net/