‘Ciao’ Inter, Icardi në qershor bëhet me skuadër të re

Mauro Icardi e ka fatin e shënuar.

Sport

19/03/2019 08:41

Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Interi në qershor, për t’i dhënë fund qëndrimit prej pesë sezoneve.

26 vjeçari ka prishur raportet me skuadrën e Interit, dhe nuk është paraqitur në fushë që nga fillimi i muajit shkurt.

Përkundër bisedimeve mes dy palëve, një marrëveshje duket larg, gjë e cila jep sinjale të mëdha se Icardi do të largohet nga Inter.

Këtë e konfirmon edhe ‘Tuttosport’, që cek se fati i sulmuesit nuk lidhet më me Interin.

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Sampdoria, do të transferohet në Madrid, me skuadrat Real dhe Atletico që mund të paguajnë kartonin e tij./Lajmi.net/