‘Ciao’ Allegri, trajneri i madh po rikthehet te Juventus

Antonio Conte shtë bërë cak i disa skuadrave të mëdha evropiane.

Merkato

22/04/2019 14:27

Antonio Conte u shkarkua në verën e kaluar nga Chelsea, gjersa shumë skuadra kanë vërshuar drejtë tij.

Sipas Tuttosport, Juventus e dëshiron rikthimin e ‘Don Contes’ në stolin e tyre, përcjell lajmi.net.

Conte ishte trajneri i parë që e fitoi tre herë radhazi Serie A-në me ‘Zonjën e Vjetër’, ndërsa këta të fundit e duan rikthimin e tij në stol.

Edhe pse Maxi Allegri bëri të ditur se ai dëshiron të vazhdojë me Juventusin, Tuttosport raporton se homologu i tij shihet si favorit për ta marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ri. /Lajmi.net/