Christian Eriksen afër rikthimit në Premier League

Ylli danez, Christian Eriksen është afër që të rikthehet në Premier League.

Sport

16/01/2022 08:15

Hera e fundit kur Eriksen zbriti në fushën e blertë ishte në kuadër të Euro 2020, në ndeshjen që Danimarka e luajti ndaj Finlandës.

Futbollisti pati një arrest kardiak dhe që atëherë nuk është paraqitur më. Kjo shtyu edhe shkëputjen e marrëveshjes me Inter.

Por, ‘The Times’ shkruan se Eriksen është afër një rikthimi në Premier League, transmeton lajmi.net.

Lojtari lidhej më parë me skuadrën e Tottenham Hotspur, ku aktivizohej para se të kalonte tek Inter.

Ai aktualisht stërvitet në Danimarkë, por së shpejti pritet të jetë me kontratë të re. /Lajmi.net/