Chrissy Teigen dhe John Legend po bëhen prindër për herë të tretë

Gjërat po ndryshojnë në shtëpinë e Chrissy Teigen dhe John Legend.

ShowBiz

14/08/2020 16:00

Një burim i afërt me çiftin konfirmoi për CNN të enjten se ata po presin fëmijën e tyre të tretë.

Legend dhe Teigen janë tashmë prindër të vajzës, Luna, 4 vjeç dhe djalit, Miles, 2, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Spekulimet filluan pasi familja u shfaq së bashku në videoklipin për këngën e re të Legend dhe Gary Clark Jr, “Wild”.

Legend shihet duke përqafuar gruan e tij nga pas, teksa ia përkëdhel bashkëshortes barkun e saj të vogël.

Modelja dhe këngëtari u takuan kur artisti po xhironte një prej videove muzikore më 2006. Ata ishin në lidhje për disa vjet, derisa u martuan në Itali më 2013.

Të dy janë të njohur për faktin se janë një nga çiftet më të dashura në rrjete sociale.

Teigen së fundi foli haptas për revistën “Glamour” në lidhje me depresionin që përjetoi pasi lindi vajzën Luna. /Lajmi.net/